Sulmi fatal në Arabinë Saudite: Raketa iraniane godet zonën e banuar, SHBA ngre alarmin për rrezikun civil

0 minutes, 54 seconds Read

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke lënë pas pasoja tragjike. Ky sulm ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve, njoftoi zyrtarisht Mbrojtja Civile saudite.

Autoritetet kanë bërë të ditur edhe identitetin e viktimave që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë. Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për dy shtetas të huaj, përkatësisht një nga India dhe një tjetër nga Bangladeshi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Kjo ngjarje vjen vetëm pak kohë pas një alarmi urgjent të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me strategjinë e sulmeve të Teheranit.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se regjimi iranian po përdor zona civile me popullsi të dendur për të lëshuar raketa balistike dhe dronë. Për shkak të këtij rreziku të lartë, qytetarëve u është bërë thirrje e vazhdueshme të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për të shmangur lëndimet./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme