Sukses i jashtëzakonshëm: Me konsensus të plotë dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit

0 minutes, 49 seconds Read

Ashtu siç pritej, edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur ditën e martë, ka përfunduar pa asnjë rezultat.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari (LVV), u bëri thirrje edhe një herë subjekteve politike që të propozojnë anëtarët për Komisionin përkatës, hap ky i domosdoshëm për të proceduar me votimin e kryesisë.

Kjo kërkesë sërish nuk u përfill nga partitë e tjera parlamentare, duke çuar në dështimin e radhës së procesit të konstituimit të legjislaturës së re.

Kjo e çon në 47 numrin total të tentimeve të dështuara për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve që nga seanca e parë e mbajtur më 15 prill.

Ngërçi politik vazhdon pasi Lëvizja Vetëvendosje insiston në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare, e cila nuk po gjen mbështetjen e nevojshme nga partitë tjera parlamentare, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme