Subvencionimi i teksteve shkollore, MASHTI ekzekuton mbi 81 mijë pagesat e para

1 minute, 18 seconds Read

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), edhe këtë vit ka vendosur që të subvencionoj blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e Kosovës.

E pas hapjes së platformës për aplikim, tashmë ka nisur edhe ekzekutimi i mjeteve të para për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më sot.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Kështu ka bërë të ditur MASHTI në një njoftim për media. MASHTI ka njoftuar se tashmë janë ekzekutuar 81 mijë e 355 pagesat e para.

“Lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera”, thuhet në njoftimin e tyre.

MASHTI ka theksuar se deri më sot në platformën E-Kosova kanë aplikuar 151 mijë e 080 prindër.

“Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme përfitim të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.

Ministrja Arbërie Nagavci ditë më parë tha se aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore dhe se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.

Nagavci ka thënë se për nxënësit nga klasa e 1-5 vlera e subvencionimit do të jetë 80 euro, ndërsa për ata nga klasa 6-9 vlera do të jetë 110 euro./Telegrafi

Publikime te ngjashme