Spanja, kampione e Evropës

0 minutes, 45 seconds Read

Rezervisti Mikel Oyarzabal ka shënuar gol në minutën e 86-të për t’ia siguruar Spanjës titullin e kampionit të Evropës.

Spanja në finale të “Euro 2024”, të dielën mbrëma në Berlin, fitoi 2:1 ndaj Anglisë.

Oyarzabal në lojë hyri në minutën e 68-të në vend të Alvaro Moratas. Në minutën e 86-të pas pasimit të Marc Cucurellas, Oyarzabal goditi saktë për epërsinë 2:1 të Spanjës.

Pak minuta më pas Dani Olmo ndali topin në vijën e portës për të ruajtur epërsinë e spanjollëve.

Nico Williams kaloi në epërsi 1:0 Spanjën në minutën e 47-të. Cole Palmer barazoi në 1:1 në minutën e 73-të, ndërsa më pas Oyarzabal vendosi finalen.

Spanja ka fituar titullin e Evropës për herë të katërt, që është rekord. Anglia mbetet në pritje të titullit të parë evropian.

Publikime te ngjashme