Spahiu: Veriun deri sivjet e ka kontrolluar Vuçiqi, tash e kontrollon Qeveria e Kosovës

1 minute, 53 seconds Read

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, tha se Kosova nuk ka humbur kohë me nënshkrimin e Asociacionit në vitin 2013, sepse sipas tij deri më tani veriu i Kosovës është kontrolluar nga Vuçiqi, kurse sipas tij tash ky territor kontrollohet nga Qeveria e Kosovës.

Spahiu tha se ani pse në veri në vitin 2013 ka qëndruar policia e Kosovës dhe doganat, sipas tij ata iu kanë përgjigjur Vuçiqit.

“E para nuk është njësoj, për të njëjtin draft-statut, si me u pas bërë, me u pas ekzekutu në 2013-ën si në 2023-ën. Dallimi është substancial sepse në vitin 2013 kontrollin në veriun e Kosovës e ka pas komplet Serbia, në vitin 2023 e ka Kosova. Ky është dallim substancial..kanë qenë doganierët që më tepër iu kanë përgjigj Vuçiqit. Shembull kanë qenë 3 policë në patroll, 2 serbë e një shqiptar dhe ai polici shqiptar s’ka guxu me bë cik, ku këta policë e kanë pas uniformën e Kosovës por lojalitetin ia kanë dhënë Serbisë. Cili është ndryshimi? Në këtë aspekt pse ne nuk kemi humb kohë pse nuk e kemi formuar Asociacionin në vitin 2013, nuk kemi humb kohë por thjeshtë është dashtë me e marrë njëherë kontrollin, tek pastaj me i bë veprimet”, tha Spahiu.

Sipas tij dallon kontrolli efektiv i veriut të Kosovës. Ndërsa Asociacionin Spahiu e sheh si çmim për njohje të Kosovës.

“Veriun e Kosovës deri sivjet e ka kontrolluar Vuçiqi dhe tjerët para tij, tani e kontrollon Qeveria e Kosovës. Asociacionin e kem çmim për njohje, nuk kanë qare pa na njoftë, prandaj ky (Kurti) nuk po e bënë, nëse e bënë, bënë tradhti kombëtare. Por nuk po e bënë Asociacionin pa e marrë njohjen. Edhe BE po thotë gjërat duhet me shku paralelisht, vet faktin që ti nuk e bënë Asociacionin pa e ngritë flamurin e Kosovës në Beograd, tregon që tash është ky pazari i fundit, megjithëse çka ka me ndodh deri në fund, nuk dihet çka a me ndodh ndërmjet, bash kur mendon që ka përfunduar, shpërthen lufta”, deklaroi Spahiu.

Publikime te ngjashme