Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në një nga fluturimet e kompanisë gjermane të fluturimit “Lufthansa”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është ndaluar agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar.
Artistja interpretuese e hitit “I’m A Mess” publikoi një video në InstaStory, ku shihej duke qarë me dënesë në aeroport.
“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.
Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles – kur ndodhi ky skandal.
E njëjta më pas, bëri edhe një reagim me shkrim duke shpejguar qartazi situatën dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.
“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja me nam botëror në InstaStory.
Kjo nuk është hera e parë që artistja çon pluhur me idenitetin e saj shqiptar, pasi javë më parë ajo shkaktoi një “tërmet” në mediat ballkanase, kur i quajti Shqipëri të gjitha trevat shqiptare si: Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Preshevën.
Kjo ndodhi gjatë një vizite në vendlindjen e babait të saj, Dibër – vend të cilin e vizitoi pas 12 vitesh./Telegrafi