Situata në veri ngjallë reagimin e Lavrov: Perëndimi është me shqiptarët

0 minutes, 38 seconds Read

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se situate në Kosovë është e tensionuar, e papranueshme dhe shqetësuese.

Sipas Russia Today, Lavrov ka thënë se Perëndimi e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës edhe pse nuk ka pasur referendum, ndërsa i njëjti parim nuk është përdorur në rastin e Krimesë.

“Sjellja ndaj popullatës serbe, e cila këto ditë po proteston kundër marrjes së paligjshme të pushtetit në veri të provincës autonome, është shqetësuese”, deklaroi Lavrov.

Ai ka thëmë se zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës janë jolegjitime, sepse në to kanë marrë pjesë vetëm rreth tre për qind e popullsisë.

Publikime te ngjashme