Shtyhen seancat në Hagë – Christopher Hill do të dëshmojë javën e ardhshme në rastin Thaçi

0 minutes, 33 seconds Read

Këtë javë nuk do të zhvillohen seancat e planifikuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi procesi gjyqësor është shtyrë zyrtarisht për shkak të dëshmisë së diplomatit amerikan Christopher Hill.

Sipas njoftimit nga Gjykata, Hill do të paraqitet për dëshmi javën që nis më 10 nëntor, së bashku me një dëshmitar tjetër të propozuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ky zhvillim pritet të jetë ndër më të rëndësishmit në fazën aktuale të procesit gjyqësor, për shkak të rolit diplomatik të Hill gjatë viteve të luftës dhe pas saj në Ballkan./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme