Në pjesën veriore të Mitrovicës është shtuar prania e Policisë së Kosovës dhe njësive speciale të saj në disa pjesë të qytetit.
Vazhdon marrja në pyetje e të rinjve që u arrestuan dy ditë më parë për shkak të kundërshtimit të policisë, si dhe protesta disa orëshe e qytetarëve përpara stacionit dhe gjykatës, të cilët kërkojnë lirimin e tyre. Gjykimi ende po vazhdon. /Ballkani.info/