Sot në qytetin e Podujevës është planifikuar të mbahet ceremonia e zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës, ish-presidentit të Kosovës, që nga shumë konsiderohet si “Ati i Pavarësisë së Kosovës”.
Rugova është vlerësuar si figurë e unifikimit, pasi gjatë viteve 90-ta kishte përkrahjen absolute të shqiptarëve të Kosovës në rrugëtimin drejt pavarësisë e çlirimit.
Ndonëse ka vdekur në vitin 2006, figura e Rugovës vazhdon t’i bashkojë ende politikanët. Kësaj radhe shtatorja e Rugovës i ka bashkuar kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, ministren Donika Gërvalla dhe LDK-në.
Siç raporton nga terreni gazetarja Besarta Hoti, Kurti ka ardhur në ceremoni bashkë me Gërvallën, ndërsa Osmani ka arritur e vetme në vendin ku pas pak do të zbulohet shtatorja e Rugovës.