Shqipëria del kundër deklaratës së Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi

1 minute, 2 seconds Read

Shqipëria nuk ka dalë në mbështeje të deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi, të bërë nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrel më 19 shtator, raporton abcnews.

Duke parë dhe zhvillimet e fundit, ku një efektiv i policisë së Kosovës u vra nga terroristët serbë, Shqipëria konsideron se qëndimet e BE-së në lidhje me dialogun, nuk janë të përshtatshme për situatën aktuale, pasi përgjegjësia nuk qëndron më tek Kosova.

Në deklartaën e datës 19, pas dështimit të dialogut, Borrel u shpreh: “BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet e dialogut të kaluar. Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm”.

Kjo është hera e parë që Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Publikime te ngjashme