Një shpërthim ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin, derisa tha se nuk ka të lënduar nga shpërthimi.
“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Gjithashtu, ai ka njoftuar se ka dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.
Elshani ka deklaruar se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes, e se aktualisht s’mund të dihet çka ka shkaktuar shpërthimin.