Shefi i grupit mercenar Wagner e revoltuar me elitën Ruse: “Ata i dërgojn fëmijët në universitete, ndërsa fëmijët e punëtorëve vdesin në luftë”

1 minute, 23 seconds Read

Djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, luftoi në Ukrainë së bashku me forcat mercenare të kompanisë private ushtarake ruse Wagner, zbuloi të shtunën shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin tha se Peskov, një i besuar i presidentit rus Vladimir Putin, kontaktoi për të diskutuar pjesëmarrjen e djalit të tij në luftë, transmeton Telegrafi.

Shefi i Wagnerit tha se e këshilloi Peskovin të mos dërgonte djalin e tij për t’u bashkuar me trupat e rregullta ruse, të cilat Prigozhin i ka kritikuar vazhdimisht për pajisjet e dobëta dhe trajnimin dhe udhëheqjen e pamjaftueshme.

Djali i Peskov, Nikolai Peskov, i cili jetoi në Britani për një kohë të gjatë dhe njihet edhe si Nikolai Choles, i tha tabloidit të Moskës KP se shërbeu sepse e konsideronte detyrë të tij.

Shtypi ka publikuar edhe një foto të 33-vjeçarit me uniformë ushtarake. Gjithashtu thuhet se është dekoruar. Kritikët, megjithatë, thanë se ai nuk dha prova për dërgimin e tij të supozuar.

Fëmijët e shumicës së elitës ruse iu shmangën përpjekjeve të luftës. Prindërit i fshehin”, u ankua shefi 61-vjeçar i Wagner.

Ai shtoi se djemtë e elitës ruse dërgohen në universitete, ku ata përjashtohen nga shërbimi në forcat e armatosura, ndërsa fëmijët e punëtorëve vdesin në luftë.

Prigozhin nuk dha asnjë provë për vendosjen e djalit të Peskov. Ashtu si babai i tij, ai është subjekt i sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar. /Telegraf

Publikime te ngjashme