Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, që u vra një vit më parë nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.
Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin thirrjen që autorët dhe personat e përfshirë në këtë “krim të tmerrshëm” të mbahen plotësisht përgjegjës. Hovenier tha se kjo është pritshmëria e tyre.
“Sot iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve diplomatë për të nderuar kujtimin e policit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëri e jona, që autorët dhe ata që janë të përfshirë në këtë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, tha Hovenier.