SHBA i vendos ultimatum Zelensky-t: “Ulë tonet dhe firmose marrëveshjen..”

1 minute, 19 seconds Read

Tensionet midis Volodymyr Zelensky-t dhe administratës së Donald Trump kanë arritur një nivel të ri, pas përplasjes së tyre të fundit në rrjetet sociale.

Brenda 24 orëve nga shkëmbimi i toneve të ashpra mes dy liderëve, SHBA ka dërguar një ultimatum për presidentin e Ukrainës, duke i kërkuar që të pranojë një marrëveshje të propozuar nga Uashingtoni.

Mike Waltz, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi për Fox News se Ukraina duhet të ndalojë kritikat ndaj SHBA-së dhe të bashkëpunojë për arritjen e një marrëveshjeje reciproke për t’i dhënë fund luftës.

“Ata duhet të ulin tonet, ta shqyrtojnë me kujdes dhe ta nënshkruajnë këtë marrëveshje”, tha Waltz, duke iu referuar një marrëveshjeje kyçe, e cila përfshin transferimin e burimeve minerale të Ukrainës te Uashingtoni.

Ai e cilësoi si të papranueshme rezistencën e Ukrainës ndaj kësaj marrëveshjeje dhe kritikat ndaj mënyrës se si Trump po menaxhon bisedimet e paqes, duke nënvizuar kontributin e madh që SHBA ka dhënë për Ukrainën.

Megjithatë, Waltz shprehu besimin se palët mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët, duke shtuar se Trump ka shprehur dashurinë e tij për popullin ukrainas.

Ai gjithashtu mohoi se SHBA dhe Ukraina po vepronin pa konsultime me aleatët. “Në diplomaci, kjo quhet diplomacia e anijeve, sepse sjellja e të gjithëve në tryezë nuk ka funksionuar më parë”, tha Waltz, sipas Reuters.

Publikime te ngjashme