Sekretari amerikan Antony Blinken vjen me deklaratë të re për situatën në Kosovë

1 minute, 10 seconds Read

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja dënon dhunën e papranueshme kundër trupave të KFOR’it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.

Bliken u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime që të ulin menjëherë tensionet.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.

Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në deklaratë.

Publikime te ngjashme