Sarrazin: Nuk lejojmë që për ndonjë budallallëk të hidhen poshtë marrëveshjet e arritura

1 minute, 6 seconds Read

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhen poshtë të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit.

Sarrazin para mediave tha se marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi.

“ Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet, nuk mund të merren vendime të pamatura”, ka thënë ai.

Sarrazin tha më tej se me qasjen e djeshme, Kosova nuk mund t’i afrohet Bashkimit Evropian.

Publikime te ngjashme