Sanduloviq ironizon keq me presidentin serb: A u bë Serbia automatikisht pjesë e NATO-s, sepse sipas Vuçiqit-Kosova është “zemra e Serbisë”

0 minutes, 39 seconds Read

Politikani serb Nikola Sanduloviq, i cili vazhdimisht përndiqet nga shteti serb për shkak të vizitës që i bëri varrezave të familjes Jashari në Prekaz, ka ironizuar keq me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka ripostuar një urim të kongresisti amerikan, Ritchie Torres në të cilin e ka përgëzuar Kosovën për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Sanduloviq me ironi, i ka bërë një përgëzim presidentit Vuciq.

“E përgëzoj Aleksandar Vuçiqin që bëri të mundur që Kosova të bëhet anëtare e asociuar e @NATO-s në  asamblenë parlamentare dhe e pyes nëse Serbia u bë automatikisht pjesë e NATO-s sepse Kosova është “zemra e Serbisë”?”, ka shkruar ai.

Publikime te ngjashme