Samiti sekret në Moskë: Emisarët e Trumpit zbarkojnë te Putini për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

1 minute, 3 seconds Read

Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të shqyrtojë këtë të enjte pikat e një plani të mundshëm paqeje për Ukrainën me të dërguarit e SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pas deklaratave të presidentit Donald Trump se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit është tashmë “mjaft afër”.

Shtetet e Bashkuara kanë iniciuar bisedime me palën ruse, krahas kontakteve me Kievin dhe liderët evropianë, mbi drafte të ndryshme që synojnë ndaljen e luftës, ndonëse asnjë dakordim final nuk është arritur ende përkundër zotimeve të vazhdueshme të Trumpit për një zgjidhje të shpejtë.

Gatishmërinë për këtë takim e konfirmoi vetë Putini gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Ruse, duke bërë të ditur se me Witkoff-in dhe Kushner-in do të “vazhdojë dialogun për krizën ukrainase”, duke përfshirë këtu idenë e “Bordit të Paqes” dhe fatin e aseteve të ngrira ruse.

Synimi kryesor mbetet mbyllja e konfliktit më përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa mbetet pikëpyetje e madhe ardhmëria e Ukrainës, anashkalimi i fuqive evropiane dhe jetëgjatësia e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar direkt nga Uashingtoni./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme