Samiti evropian në Hungari: Presidenti rumun e ‘injoroi keq’ Viktor Orbanin

1 minute, 0 seconds Read

Sot në Budapest po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian, ndërsa pritës i takimit është kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Gjatë pritjes së mysafirëve nga vendet evropiane, Orban u përball me një situatë disi të pakëndshme gjatë arritjes së presidentit rumun.

Gjegjësisht, lideri hungarez i priti mysafirët në hyrje të ndërtesës ku po mbahet samiti dhe kur secili nga zyrtarët zbriti nga vetura, ai i përshëndeti dhe bisedoi për disa minuta.

https://twitter.com/SzabadonMagyar/status/1854493823801471300

Megjithatë, ardhja e presidentit rumun dukej pak më ndryshe.

Kur doli nga vetura, Klaus Iohannis i ktheu shpinën mikpritësit dhe foli me një grua nga delegacioni i tij.

Orban, pavarësisht se lideri rumun fillimisht e injoroi, priti që ai të kthehej drejt tij dhe ishte veçanërisht interesante të vëzhgoje shprehjet e fytyrës së kryeministrit hungarez në ato momente.

Sigurisht, është e vështirë të thuhet nëse Iohannis e injoroi Orbanin me qëllim apo jo, por sigurisht që ishte një lëvizje që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Ndryshe, Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga presidentja, Vjosa Osmani./Telegrafi

Publikime te ngjashme