Sami Lushtaku del me reagim pas intervistimit nga Specialja: Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim

0 minutes, 46 seconds Read

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka reaguar pas intervistimit nga Gjykata Special dhe konfiskimit të telefonit.

Lushtaku në rrjetin social Facebook ka falenderuar qytetarët për interesimin dhe mbështjetjen që ia kanë dhënë mbrëmjen e kaluar.

“Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim, liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999. Në kërkim të Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë, ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë. Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci”, ka shkruar Lushtaku.

@ballkani.info Specialja sërish në aksion, Sami Lushtaku arrestohet nga EULEX-i #samilushtaku #eulex #kosova #kosovopolice #gjykataspeciala ♬ original sound – Ballkani.info

Publikime te ngjashme