Rusia nis evakuimin e banorëve nga Belgorodi

1 minute, 3 seconds Read

Rusia ka njoftuar evakuimin e banorëve nga një lagje e rajonit të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, ndërkohë që vazhdon inkursioni i forcave të Kievit në rajonin e afërt të Kurskut.

“Mëngjesi premton të jetë alarmues për ne. Ka aktivitet armik në kufirin e rrethit Krasnoyaruzhsky,” tha guvernatori i rajonit Belgorod, Vyacheslav Gladkov, në një video të postuar në Telegram. “Për sigurinë e jetës dhe shëndetit të popullatës sonë, po fillojmë evakuimin e banorëve të këtij rrethi”, shtoi ai.

Zjarri që shpërtheu dje në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia është “shuar plotësisht”, konfirmuan gjatë natës autoritetet pro-ruse të rajonit. Më parë, kompania ruse e energjisë bërthamore Rosatom tha se një kullë ftohëse në uzinë pësoi “dëmtime serioze” për shkak të “dy sulmeve nga dronët ushtarakë ukrainas”, ndërsa e cilësoi këtë një akt terrorizmi bërthmor. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi, siguroi nga ana e tij se “nuk ka asnjë ndikim në sigurinë bërthamore” pas asaj që ndodhi në Zaporizhzhia. Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, zjarri në uzinë u ndez nga “pushtuesit rusë”.

Publikime te ngjashme