Rusia kërcënon të pushtojë kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë që e fut në luftë me NATO-n

2 minutes, 12 seconds Read

Një lëvizje që ka të ngjarë të provokojë një Luftë të Tretë Botërore pritet të ndërmerret nga Rusia.

Sipas deklaratës së një deputeti të afërt me Vladimir Putin, Rusia mund të përdorë mercenarët e grupit Wagner për të pushtuar “linjën më të dobët” të NATO-s, që ndodhet në kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë.

Deklarata u bë në televizionin shtetëror rus, me deputetin që kërcënoi se trupat e Wagner në Bjellorusi përveçse po trajnojnë ushtrinë e Lukashenkos, janë gati të godasin kalimin kyç të NATO-s brenda “disa orëve”.

Sipas Andrey Kartapolov, ai që do të goditet është korridori Suwalki – ose Gap – një rrip toke prej 60 miljesh që shtrihet në kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë.

Për Perëndimin, ajo është e vetmja lidhje tokësore me tri ish-republikat baltike sovjetike, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, të cilat shihen si të pambrojtura ndaj Putinit nëse tensionet aktuale përkeqësohen.

Për Rusinë, kontrolli i korridorit do të krijonte një lidhje tokësore midis enklavës baltike të Kaliningradit, bazës kryesore të Flotës Baltike të Putinit, dhe aleatit të Kremlinit, Bjellorusisë.

Gjeneral koloneli rezervist Andrey Kartapolov, tani një deputet i cili është kryetari besnik i komitetit të mbrojtjes së parlamentit rus, i tha televizionit shtetëror: “Është e qartë se Wagner shkoi në Bjellorusi për të trajnuar forcat e armatosura bjelloruse. Por kemi një vend si Korridori Suwalki. Nëse ndodh diçka, ne kemi shumë nevojë për këtë rrip toke. Një forcë goditëse me bazë forcat e Wagner në Bjellorusi është gati të marrë këtë korridor toke brenda disa orësh“.

Plani rus i rrëmbimit të tokës që u shpalos në televizionin shtetëror do të godiste territorin që është emërtuar “thembra e Akilit” e NATO-s dhe për shkak se mund të jetë pika e parë e kontaktit në një Luftë të Tretë Botërore, korridori përbën “vendin më të rrezikshëm në tokë”.

Një sulm rus qoftë edhe duke përdorur mercenarët e Wagner ka të ngjarë të aktivizojë menjëherë artikullin e pestë të NATO-s, duke e futur Aleancën Euroatlantike në luftë me Rusinë.

Kërcënimet e Kartapolov vijnë në një kohë kur Polonia po riarmatoset me shpejtësi për shkak të kërcënimit nga Moska dhe Gjermania do të vendosë 4000 trupa të përhershme në Lituani, ndërsa NATO forcon praninë e saj në shtetet baltike.

Publikime te ngjashme