Rrëzimi i “mikut të madh” të Beogradit: Lidhjet e ngushta që Aleksandar Vuçiq kishte me Nicolás Maduron

0 minutes, 51 seconds Read

Nicolás Maduro, udhëheqësi autoritar i Venezuelës, i cili u arrestua sot përmes një operacioni të Shteteve të Bashkuara, kishte ndërtuar marrëdhënie të ngushta dhe miqësore me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq.

Kjo afri diplomatike mes dy vendeve u rikonfirmua vetëm pak muaj më parë. Gjatë një komunikimi telefonik, të dy liderët vunë në dukje nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe partneritetin e shkëlqyer që ekziston mes Serbisë dhe Venezuelës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar publikisht Maduron si “një mik të madh të Serbisë”. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq shkroi: “Pata një bisedë të mirë dhe kuptimplotë me presidentin Nicolás Maduro.”

Më tej, ai specifikoi se gjatë bisedës u trajtua rëndësia e ruajtjes së multilateralizmit në skenën ndërkombëtare, si dhe nevoja për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Beogradit dhe Karakasit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme