Rrahet Ministri i Vuçiqit në Beograd

0 minutes, 46 seconds Read

Ministri i Kulturës së Serbisë, Nikolla Selakoviq është rrahur mbrëmjen e sotme para ndërtesës së prindërve të tij kur ka shkuar për t’i vizituar ata.

Sipas informacioneve të fundit, atij i është thyer hunda, për këtë arsye është dërguar për të kryer një skanim të kokës.

Ai fillimisht është sulmuar verbalisht nga një grup djemsh në Kryqin e Kuq, para ndërtesës ku jetojnë prindërit e tij, e më pas e kanë rrahur dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan Kurir, media e afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Ai tani po trajtohet në spital, ku edhe po përcaktohet shkalla e lëndimeve, pas së cilës do të shkojë në polici dhe do të bëjë kallëzim – tha një burim pranë ministrit, duke shtuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Publikime te ngjashme