Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde po vazhdon me eksplorimin e bukurive të Kosovës dhe promovimin e tyre.
Ai dje është ngjitur në majën e Kobilicës në lartësinë 2528 metra, e cila gjendet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbi malin e Lubinjës në Malet e Sharrit.
Në një postim në “X” ambasadori gjerman ka ndarë një video nga kjo eksperiencë të cilën e ka quajtur si të mahnitshme.
“Ecje fantasstike me shoqëri të mahnitshme dje! Këtë herë nuk ka not, por kemi pasur takime të ngushta me jetën e egër dhe një shi freskues”, ka shkruar Rohde.
Në videon e publikuar ambasadori shihet teksa e mban në dorë edhe një hardhucë.
Fantastic hike with amazing company yesterday!
No swim this time, but we had close encounters with wildlife and a refreshing rain shower .
Missed it? Join my next public hike on Saturday, 19 October – stay tuned for details! pic.twitter.com/3VxuKqcMj3— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 6, 2024