Rezultat befasues në Viti, katër kandidatë për asamble përfundojnë pa asnjë votë

0 minutes, 43 seconds Read

Procesimi i rezultateve zgjedhore për asambletë komunale nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka nxjerrë në pah një detaj të pazakontë në Komunën e Vitisë: katër kandidatë nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë votë të vetme.

Ky rezultat i rrallë tregon se ata nuk kanë marrë mbështetjen as të vetvetes apo rrethit të tyre më të ngushtë.

Sipas të dhënave zyrtare, tre prej këtyre kandidatëve i përkasin Nismës Socialdemokrate: Faton Jashari, Flakrim Qerimi dhe Rinesa Sokoli. Listës i bashkohet edhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Agon Islami.

Ndërkohë, në garën e përgjithshme brenda komunës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të ketë numrin më të madh të ulëseve në asamble, pasi ka siguruar 35,69 për qind të votave./lajmishqip.net

S'e votuan as veten- Katër kandidatët në Viti që s'morën asnjë votë - Insajderi - Screenshot 1 2
S'e votuan as veten- Katër kandidatët në Viti që s'morën asnjë votë - Insajderi - Screenshot 2 2

Publikime te ngjashme