Rexhaj: Osmani në SHBA përgjigje ndaj kritikëve se janë prishur raportet Kosovë-SHBA

1 minute, 30 seconds Read

Deputeti Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetvendosje thotë për “Front Online” se vizita e presidentes Osmani në SHBA është përgjigje për të gjithë kritikët që thonë se janë prishur marrëdhëniet me SHBA-të. Sipas tij, kjo dëshmonë të kundërtën, që miqësia me aleatin strategjik shtrihet në parime

“Kjo vlenë për të gjithë ata kritikët që thonë se janë prishur marrëdhëniet me SHBA-të , mund të ndodhë shkaku i çasjes në dialog dhe tashmë po vërtetohet e kundërta që miqësia jonë me aleatin tonë strategjik SHBA është miqësi e cila shtrihet në parime”, tha ai.

Rexhaj thotë se shkuarja e presidentes Osmanit atje tregon që SHBA-ja prap do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

“Përkrahjen që ata na japin përgithmonë dhe natyrisht edhe shkuarja e presidentes Osmanit atje tregon që SHBA-ja prap do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, theksoi tutje deputeti i LVV-së.

Por i pyetur se a po favorizohet Osmani nga aletatët kundrejt kryeministrit janë kritika të pavërteta, duke thënë se presidentja ka ardhë në pushtet me një vizion të përbashkët me LVV

“Kjo nuk është e vërtetë sepse varësisht forumeve ku është edhe niveli i pjesmarrjes ftohet ose presidenti ose kryeministri. E dini që Osmani është bërë presidente me një vizion të përbashkët me LVV, madje ka qenë brenda LVV.Në këtë kuptim, në aspektin e përfaqësimit, ne nuk shohim dallim a thirret presidenti apo kryemini, pra ka ose s’ka përfaqësim të Republikës së Kosovës”, tha Rexhaj../Front Online

 

Publikime te ngjashme