Revoltohet Bushati rregh gjykimit të krerëve të UÇK-së: “Të shkojnë në burg nëse kanë bërë krime, s’ka dorë këtu Serbia…”

0 minutes, 51 seconds Read

Andi Bushati i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se nëse ish-liderët e UÇK-së kanë bërë krime ata duhet të shkojnë në burg dhe se kjo do të ishte një shërim nga ‘damka’.

Sipas tij në aktakuzën ndaj tyre në gjykatën e Hagës flitet për krime që shqiptarët kanë bërë ndaj shqiptarëve, ndaj kjo duhet gjykuar.

“Një komb i madh ka forcën të dënojë krimin që ndodh brenda tij, ky është një shërim nga damka. Duke parë aktakuzën këtu flitet për krime të shqiptarëve ndaj shqiptarëve. S’ka punë Serbia këtu, nuk është çështje lufte kjo. Prandaj kësaj damke duhet t’i shkojmë deri në fund, e nëse ka pasur edhe nga ata që Klosi i quan heronjë që kanë bërë krime, ata duhet të shkojnë në burg si kriminelë e jo si heronjë të legjendave që i tregojmë fëmijëve”, tha Andi Bushati.

Publikime te ngjashme