Këngëtari i njohur shqiptar, Redon Berani, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) këngën e re.
“Gocë nga Tirana” titullohet ky projekt, i cili ka rikthyer një version të ri, të atij që kishte realizuar Ermal Fejzullahu vite më parë.
Teksti u shkrua nga vet Redoni, me ‘beat’ nga Robert Berani dhe me producim nga Berani Music.

Videoja u realizua në Tiranë dhe për këtë u përkujdes ‘Visuals by lekë’.
Tashmë të plotë këngën mund ta gjeni në platformën muzikore, YouTube.

Redoni mori vëmendje të madhe këto kohë me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother VIP.
Ai hyri së bashku me të ëmën, por qëndruan vetëm një javë në këtë garë./Telegrafi