Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas anulimit të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, duke e lidhur këtë veprim të Serbisë me refuzimin e marrëveshjes të lehtësuar nga BE-ja.
Ai përmes platformës X ka shkruar se Serbia në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve
“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA, Serbia mbylli të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE, “Mirëdita, Dobar Dan”.
Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga kryeministri i Serbisë Vulin dhe ministri i MPB-së Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai tha se Serbia për fat të keq ka shfaqur edhe një herë armiqësinë e saj të paepur ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin.
After refusing once again to sign the EU-facilitated, U.S.-endorsed Basic Agreement, Serbia on Thursday shut down yet another EU-sponsored initiative, "Mirëdita, Dobar Dan".
A cultural festival with a decade-long history of celebrating diversity and bringing together artists…
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2024