Reagimi i KF Liria për incidentin e sotëm në ndeshjën me Vllazninë: “Dënimi i dhunës duhet të jetë i barabartë për të gjithë…”

1 minute, 22 seconds Read

Klubi prizrenas, FC Liria, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për incidentin e sotshëm që kishte ndodhur në stadium gjatë lojës me rivalet Gjakovar, KF Vllaznimi. Ky është reagimi i përmbledhur i FC Liria:

“Klubi ynë ka ndjekur me vëmendje reagimet e KF Vëllaznimit dhe akterëve të tjerë sportivë lidhur me ngjarjet e fundit. Duke analizuar deklaratat e tyre, kemi disa pyetje të domosdoshme:

  • Ku ishte reagimi juaj pas incidenteve në Malishevë gjatë ndeshjes së parë mes dy klubeve?
  • Pse nuk dënuat aktet e dhunës, kur tifozët dhe lojtarët tuaj sulmuan stafin tonë?
  • Pse nuk i quajtët “kriminelë” ata që shkaktuan incidentet atëherë, ashtu siç bëtë sot?

Qëndrimi i klubit

Ne dëshirojmë të theksojmë qartë se nuk ka pasur asnjë tendencë apo qëllim për sulm ndaj klubit kundërshtar. Ngjarjet e fundit janë rezultat i tensioneve mes dy tifozërive, të cilat kanë eskaluar pas provokimeve dhe incidenteve të mëparshme, që nga ndeshja në Malishevë e deri te përballja e fundit në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Dënimi i dhunës dhe kërkesa për drejtësi të barabartë

Ne e dënojmë çdo akt dhune, pa asnjë hezitim, por drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Nuk mund të pranojmë standarde të dyfishta, ku njëra palë dënohet ashpër ndërsa tjetra anashkalohet.

Presim që të gjithë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë, duke respektuar parimet e drejtësisë dhe fair-play-it në futboll.”

Publikime te ngjashme