Kombëtarja e Kosovës e nisi me fitore epokën e re me përzgjedhësin, Franco Foda.
“Dardanët” fituan sonte me rezultat minimal 0:1 në udhëtim ndaj Armenisë, në një ndeshje miqësore.
Autori i golit të vetëm, Milot Rashica, pas ndeshjes tha: “Është një fillim i mirë, një fillim i mbarë, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Trajneri i ri ka sjellur një energji të re, me stafin e tij kemi pas 3-4 stërvitje shumë të mira dhe po shpresojmë që gjërat e mira në stërvitje, t’i aplikojmë edhe në ndeshje”.
“Gjithmonë është një ndjenjë krejt tjetër kur arrin të shënosh për Kosovën. Sot patëm edhe disa raste të tjera, madje unë është dashur që të shënojë edhe një gol, por e rëndësishme është që po arrijmë të krijojmë raste një pas një”, shtoi sulmuesi vushtrrias.
“Duhet të provojmë t’i finalizojmë aksionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është gjithmonë e mirë të fillojmë me fitore dhe shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen tjetër”, deklaroi Rashica.
Kujtojmë se Kosova ndeshjen e ardhshme miqësore e luan ndaj Hungarisë./GazetaSinjali