Ramën dhe Kurtin nuk i bënë bashkë as Ismail Kadare, dy kryeministrat shmangin njëri-tjetrin gjatë homazheve!

0 minutes, 42 seconds Read

Sot janë mbajtur homazhet për të përcjell në banesën e fundit shkrimtarin Ismail Kadare.

Personalitete të shumta nga kultura dhe politika kanë marrë pjesë në homazhet për nder të Kadaresë.

Mes tyre presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i bashkisë së Tetovës.

“I the të gjitha, fli i qetë! Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë”, mesazhet e lëna nga Rama dhe Kurti për Ismail Kadarenë
Por, ajo që u vu re është shmangia që i kanë bërë njëri-tjetrit Kurti dhe Rama, ku as një ceremoni e tillë nuk i ka bërë bashkë dy kryeministrat.

Siç duket dhe në fotot e mëposhtme Rama dhe Kurti nuk janë takuar, por mbanin distancë nga njëri-tjetri.

Publikime te ngjashme