Ramadani paralajmëron pas protestave në Beograd: Tensionet e reja në veri, përpjekje për shpëtimin e regjimit autoritar

0 minutes, 53 seconds Read

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd.

Ramadani ka thënë se tensionet e reja në veri në javët e ardhshme, do të nënkuptonin shpëtimin e regjimit autoritar në Serbi.

Postimi i plotë:

Protestat në Serbi paraqesin thirrjen për fund të regjimit autoritar atje. Opozita, studentët, shoqëria serbe në përgjithësi ka avancuar në përpjekjet për të ndryshuar regjimin.

Një prej akuzave kryesore atje del të jetë edhe rreth mirëmbajtjes që autoritarët ia bëjnë njëri-tjetrit.

Krizat politike në Serbi pothuajse çdoherë janë përcjellë me ndonjë ri-tensionim të situatës në veri të Kosovës. Fatkeqësisht.

Prandaj, NATO shpresoj ia qartëson secilit që një ri-tensionim në veri në këtë periudhë do të ndëshkohet fuqishëm.

Shpresoj ia precizon se ri-tensionimi në veri të Kosovës në javët e ardhshme do të nënkuptonte qartësisht përpjekje për shpëtimin e regjimit të autoritar.

Autoritarët do të rrëzohen kudo që janë. Demokracia triumfon.

Publikime te ngjashme