Rama publikon pamje nga “Defender 25”, e cilëson si një nga stërvitjet më komplekse të dekadës

0 minutes, 30 seconds Read

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga stërvitja ndërkombëtare “Defender 25”, ku marrin pjesë edhe Forcat e Armatosura Shqiptare.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë e përshkroi këtë stërvitje si “një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë”.

Stërvitja “Defender 25” zhvillohet nën drejtimin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe realizohet në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s, duke demonstruar kapacitetet dhe ndërveprimin e forcave ushtarake pjesëmarrëse.

Publikime te ngjashme