Rama pritet me protesta nga nacionalistët grekë në Selanik

0 minutes, 47 seconds Read

Mbështetës të forcave nacionaliste greke janë duke protestuar kundër pranisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Selanik. Mediat greke kanë nxjerrë pamje të bnjë grupi të vogël protestuesish që mbajnë në duar flamuj të Vorio epirit dhe fotografi të Kostandinos Kacifas i vrarë nga policia në Bularat të Gjirokastrës në tetor të 2018-ës.

Tubimi i kryeministrit Rama po mbahet nën masa të forta sigurie. Demonstruesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë mbajtur flamuj të Vorio Epirit. Ata kanë hedhur slogane: “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifas rron, ti na drejton”.

Nëpër makina janë shpërndarë fletëpalosje me foton e Kacifas ku thuhet se ai është vrarë nga shteti shqiptar. Policia greke i ka mbajtur protestuesit në distancë duke mos i lejuar të afrohen. Në hotel kanë nisur të mbërrijnë shqiptarët që do të marrin pjesë në takimin e Ramës.

Publikime te ngjashme