Qeveria serbe e shpallë Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, ja çka parasheh ky vendim

1 minute, 14 seconds Read

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin me të cilin Kosova “shpallet zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Siç thonë më tutje, është miratuar edhe projektligji për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, transmeton Ballkani.info.

Këtij vendimi i kanë paraprirë masat që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i prezantoi në fillim të shtatorit në lidhje me situatën në Kosovë, si reagim ndaj serisë së mbylljeve të institucioneve serbe në veri.

Ai paraqiti pesë kapituj të këtyre masave. E para kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, gjegjësisht mbajtjen e zgjedhjeve lokale (të Kosovës) në veri, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës, në drejtësi, si dhe lirimin e “të burgosurve politikë”, dhe formimi i Asociacionit.

Kapitujt e tjerë i referohen shpalljes së Kosovës si zonë e “mbrojtjes së veçantë sociale” – e cila parasheh punësime të reja dhe përfitime financiare, hapjen e “zyrave moderne” në anën serbe të vendkalimeve kufitare me Kosovën.

Masa është krijimi i një organi të posaçëm prokurorial i cili, siç ka paralajmëruar Vuçiq, do të ndjekë penalisht të gjithë ata që shkelin të drejtat e serbëve në Kosovë, përfshirë edhe serbët, dhe do t’i shpallë të paligjshme të gjitha institucionet në Kosovë që nuk respektojnë marrëveshjet. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme