Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar disa rregullore që kanë të bëjnë me shërbyesit civilë.
Në komunikatë thuhet se Qeveria ka miratuar Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar; Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë; Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil si dhe Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe kërkesa për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.