Putini, Netanyahut: Rusia e gatshme të ndihmojë në përfundimin e luftës Izrael-Hamas

0 minutes, 45 seconds Read

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në një telefonatë të hënën se Rusia është e gatshme të ndihmojë në përfundimin e konfrontimit midis Izraelit dhe palestinezëve, tha Kremlini.

“Vladimir Putin e informoi Netanyahun për hapat që po ndërmerr Rusia për të ndihmuar në normalizimin e situatës, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe për të parandaluar një katastrofë humanitare në Rripin e Gazës”, tha Kremlini, raporton The Independent.

Më herët të hënën, Putin diskutoi krizën me liderët e Iranit, Egjiptit, Sirisë dhe Autoritetit Palestinez dhe tha se çdo formë e dhunës kundër civilëve ishte e papranueshme, tha Kremlini. Në këto diskutime Putin riafirmoi angazhimin e Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme