Publikohet kalendari i ndeshjeve për ‘Euro24’/ Kur do të luajë Shqipëria?

0 minutes, 32 seconds Read

Shqipëria sot mësoi kundërshtarët e grupit të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Në shortin që u hodh në Hamburg kuqezinjtë u përzgjodhën të jenë në grupin B me kundërshtarë tejet të vështirë si: Spanja, Kroacia dhe Italia.

Përveç kundërshtarëve, Shqipëria poashtu mësoi se edhe kur do ketë ndeshjet gjatë “Euro 2024”.

Djelmoshat shqiptarë ndeshjen e parë do ta luajnë me 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, pastaj ndaj Kroacisë me 19 qershor në Hamburg dhe ndeshjen e fundit të grupit B, Shqipëria e luan ndaj favoritit kryesor të këtij grupi, Spanjës me 24 qershor në Dusseldorf.

/GazetaSinjali

Publikime te ngjashme