Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

1 minute, 3 seconds Read

Këto janë pamjet e arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, një ditë më parë në zonën e Durrësit me urdhër të SPAK.

Tvklan.al ka siguruar videon e momentit të arrestimit teksa Çyrbja shoqërohet nga Forcat Operacionale për në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.


Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit disa ditë përpara se të arrestohej.

Ndaj ish-deputetit rëndojnë akuza e korrupsionit, nxjerrjes së sekreteve shtetërore dhe përkrahje të autorit të krimit, ndërkohë bashkë me të, të akuzuar janë edhe shtetasi Ahmet Masha dhe Altin Hajri, ky i fundit një i shumëkërkuar. Në komunikimin zyrtar, SPAK thotë se Çyrbja ka dhënë informacione sekrete dhe ka dekonspiruar Policinë.

Nën hetim, sipas SPAK, janë edhe zyrtarë të tjerë të cilët e kanë ndihmuar ish-deputetin Çyrbja në nxjerrjen e sekreteve shtetërore.

Sipas SPAK, në përgjimet e Sky ECC rezulton se Cyrbja ishte vënë në dijeni të disa operacioneve të policisë për kontrolle që zhvilloheshin në zonën e Durrësit dhe u ka dhënë informacione grupeve kriminale. Po ashtu, Duke mbështetur Altin Hajrin, një person në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës ka përfituar vota prej tij.

Publikime te ngjashme