Publikohen pamje të policëve kosovarë që u kidnapuan nga forcat serbe (Foto/Video)

0 minutes, 56 seconds Read

Tre zyrtarë policorë kufitar janë kidnapuar këtë të mërkurë në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Kosovës.

Policia ka njoftuar se ata dyshohet që janë kidnapuar nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Në mediat serbe janë publikuar edhe pamje të momentit kur policët kosovarë janë prangosur nga policia serbe.

E Telegrafi mëson se tre zyrtarët policorë të Kosovës janë kidnapuar nga Njësia serbe “Kobra”.

Lidhur me rastin ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.

Sipas tij, zyrtarët policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta./Telegrafi/

Publikime te ngjashme