Publikohen fotografi të Olta Gixharit dhe Luizit gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të lojës”

1 minute, 4 seconds Read

Është bërë tashmë e ditur se aktorja Olta Gixhari dhe këngëtari Luiz Ejlli, do të jenë pjesë e një projekti të ri kinematografik.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të luajtur së bashku në një film të zhanrit komedi, i cili do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”.

Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli gjatë xhirimeve të “Në kuadër të dashurisë” (Foto: Instagram)

Tashmë në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi të dyshes, ku shihen në prapaskenat e xhirimeve të këtij projekti.

Nga sa shihet, debatet mes dy artistëve nuk do të mungojnë edhe në skenarin e këtij filmi, i cili do të ketë sa lot gëzimi aq edhe pikëllimi.

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli gjatë xhirimeve të “Në kuadër të dashurisë” (Foto: Instagram)

Olta dhe Luizi përndryshe janë shquar si dy prej personazheve më hiper aktivë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ata kanë pasur debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe qëndrimet të kundërta si në lojë, ashtu edhe në bisedat që zhvilloheshin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi

Publikime te ngjashme