Policia e Kosovës sonte ka marrë në pyetje dy serbë të cilët dyshohet se kanë tentuar ta vendosin flamurin serb në një “zonë publike” në Rudar.
Ata janë liruar pas marrjes në pyetje.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për KoSSev se pak më herët në fshatin Rudar, zyrtarët policorë kanë vërejtur dy persona duke tentuar të varnin flamurin serb.
Ai nuk ka mundur të konfirmojë se ku e kanë vendosur flamurin këta persona, pra nëse ka qenë shtyllë elektrike, megjithatë ka theksuar se bëhet fjalë për hapësirë publike.
Policët u kanë thënë se për vendosjen e flamurit në sipërfaqe publike nevojitet leja e autoriteteve komunale, shton Elshani.
Më pas këta persona janë marrë në pyetje.
“Ne u thamë se nuk kanë të drejtë ta varin flamurin në sipërfaqe publike dhe për këtë është e nevojshme leja nga autoritetet komunale”, ka thënë Elshani, duke thënë se nga ana tjetër, dy personat u kanë thënë se nuk e dinin se kishin nevojë për leje.
Ata janë liruar pas marrjes në pyetje dhe nuk do të ndiqen penalisht.
Ky provokim vije vetëm një ditë para njëvjetorit të sulmit terrorist në Banjskë./Ballkani.info