Protestat në Serbi, Vuçiç gjen ‘armikun’! Akuzon Kosovën, Bosnjen dhe Kroacinë

0 minutes, 49 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka nisur vitin e ri 2025 me provokime në adresë të Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

“Porosia ime ndaj Zagrebit, Sarajevës dhe Prishtinës: Gëzuar Vitin e Ri dhe kot shpresoni, pushtetin në Serbi nuk do ta ndryshoni”, ka thënë ai në Instagram.

Vuçiç po rrezikon ulësen pas protestave masive si pasojë e incidentit në Novi Sad, që la dhjetëra të vdekur.

Në fund të 2024-ës janë organizuar protesta edhe në kryeqytetin e Serbisë, Beogradit, ku protestuesit kanë bllokuar sheshet në shenjë rrevolte ndaj regjimit aktual të Vuçiçit.

Edhe natën e vitit të ri, një protestë masive për dorëheqjen e tij është organizuar nga studentët në Beograd.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Publikime te ngjashme