Protestat në Serbi, Janjiq përmend 3 opsione e skenarin e Sirisë: Preferoj ndryshimin paqësor të pushtetit

4 minutes, 22 seconds Read

Protesta e studentëve në Beograd është e ngjashme me lëvizjen Solidarnos në Poloni dhe një shans i dytë për shoqërinë serbe. Kështu u shpreh analisti serb i politikave rajonale, Dushan Janjiq në A2CNN. Sipas tij kjo nuk është një lëvizje partiake, por është zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë në Serbi.

“Mesazhi është që në mënyrë paqësore të shkojmë drejt lirisë së fjalës dhe drejtësisë. Sot kanë dërguar një mesazh te prokuroria e lartë që është simbol i mosfunksioniminit të institucioneve në Serbi. Këto lëvizje janë për qytetarët e pakënaqur në Serbi dhe një lloj kristalizimi dhe zemërimi të qytetarëve ndaj qeverisë dhe situatës në Serbi. Nuk është lëvizje pro opozitës por e pavarur dhe do të shpërndahet dhe shpresoj se do të behët gjithnjë e më shumë ndikuese në skenën publike të Serbisë. Në thelb është shans i dytë për shoqërinë serbe. Janë lëvizje në shkallë të gjerë që janë të pakënaqur me situatën në Serbi dhe jo vetëm me qeverinë. Është lëvizje e fortë e të rinjve që kanë themeluar lidhjet me grupet e tjera shoqërore. Sot kishim studentët dhe sindikatën e posteve dhe shumë sindikata do t’i bashkohen kësaj lëvizjeje. Është diçka e ngjashme me ngjarjet Solidarnos në Poloni. Nuk mund të jetë lëvizje partiake dhe nuk mund të shuhet vetëm për shkak të llogaritjeve elektorale”, tha ai.

Janjiq deklaroi 3 opsionet sesi Vuçiq dhe Vuçeviq do t’i bëjnë ballë protestave, ku i pari sipas tij është ndryshimi paqësor i pushtetit.

“Në nivel politik tema kryesore është sesi qeveria do të reagojë dhe sesi Vuçiq e partitë e mazhorancës do të reagojnë. Ne kemi 3 opsione; e para që është e preferuara ime është ndryshim paqësor i ndryshimit të pushtetit. Mënyra e parë është Vuçiq të reformojë partinë e vet, të ketë një situatë më të mirë për vitin e ardhshëm dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vuçiq dhe Vuçeviq po këmbëngulin për qeveri të unitetit etnik dhe njerëzit janë kundër kësaj”.

Sa i përket ngritjes së tensioneve, Janjiq theksoi se ata nuk e kuptuan protestën e studentëve dhe prodhuan shumë dhunë duke përfshirë policinë dhe njësinë speciale Cobra, por mesazhi i studentëve sipas tij ishte; “mund të dërgosh Cobra-n, por ne jemi anakonda”.

“Ata nuk janë në gjendje dhe e kanë treguar që nuk e kuptuan protestën e studentëve dhe grupeve të tjera dhe për këtë kryejnë shumë aktivitetet që mund të prodhojnë probleme serioze dhe dhunë, përfshirjen e policisë dhe njësive speciale ushtarake Cobra dhe për këtë është një nga sloganet që kanë zgjedhur; studentët kanë çuar një mesazh: Mund të dërgosh Cobrën por ne jemi Anakonda. Që do të thotë që ata janë gati të përballen me këtë sfidë”.

Mundësitë e tjera sipas analistit serb “janë për të ndërtuar një proces në kohë që të përgatiten kushtet e reja demokratike për zgjedhjet dhe të kemi një lloj tranzicioni dhe lufta për këtë bëhet mes opozitës që ende kërkon një reformim të qeverisë dhe disa të tjerëve që nuk janë gati ta lëshojnë. Kjo do të jetë çështja kryesore sesi lojtarët do t’i përgjigjen mekanizmit të pushtetit”.

Ai e akuzoi Vuçiçin për lidhje me grupet e klanet kriminale që kanë peshën kryesore në ekonominë e Serbisë, dhe shprehu shqetësimin për skenar si të Sirisë në Serbi.

“Vuçiq nuk po tregon lidership, kam hallin e këtij “deep state” jo vetëm për strukturat e biznesit, ushtrisë e policisë, por grupeve kriminale dhe liderëve të klaneve kriminale që janë të përfshirë në ekonominë serbe veçanërisht investimeve në infrastrukurë dhe zotërojnë fonde të mëdha në këto investime që vijnë të lajnë paratë e narkobiznesit dhe ky lloj biznesi nuk është lokal dhe është nën kontrollin e vetë Vuçiq. Ai po performon sikur i kontrollon ato por ai ka marrë shumë sinjale. Gjithçka është jo vetëm në dorën e tij, por edhe të ndërkombëtarëve që kontrollojë narkobiznesin në Serbi. Jo rastësisht në këtë periudhë për përgatitjen në protestën e studentëve, Vuçiq pagoi 10 milionë për furnizimin me teknologji dhe kjo ishte për të investuar për teknologjinë në Gaza për të ndalur protestën. Të gjithë po flisnin për Rusinë, por Rusia është një lojtar anash. Në këtë moment Vuçiq po drejton duke mbështetur me teknologji dhe njerëzit e Mossad po bëjnë dëm ndaj vetes dhe jam i shqetësuar se çdo gjë do të përfundojë në shkatërrimin e politikave të Vuçiq. Mund të zgjatet pak muaj, siç mund të jetë edhe skenari i Sirisë”.

Publikime te ngjashme