Prokurorja e Pejës: Dyshojmë se Gazmend Muhaxheri është i përfshirë në veprime korruptive

1 minute, 21 seconds Read

Sot Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave. 10 zyrtarë komunalë dhe një gjeodeti. Të njëjtit akuzohen për 23 vepra penale, 21 prej të cilave janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy prej tyre për konflikt të interesit, shkruan Insajderi.

Aktakuza lidhet me lejet e lëshuara për ndërtim.

Prokurorja e rastit, Lumturie Vuçetaj tha sot se ekzistojnë dyshime se ka pasur ushtrim ndikimi.

Në Konferencë, Prokurorja Vuçetaj deklaroi se prokuroria ka dyshime se Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri ka ushtruar ndikim andaj do të njoftojnë Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin.

“Kemi dyshime se kryetari i Komunës ka ushtuar ndikim dhe do t’i drejtohemi Prokurorisë Speciale për ta trajtuar këtë rast” – deklaroi prokurorja Vuçetaj .

“Mbi këta 11 të pandehur rëndojnë 23 vepra penale. Vepra këto të cilat janë në kapitullin e korrupsionit zyrtar. 21 vepra janë keqpërdorim i pozitës zyrtare ndërsa 2 vepra janë konflikt i interesit”, ka thënë Prokurorja e rastit.

Në prangat e Policisë së Kosovës kishin rënë:

Rajan Arapi – drejtori i Urbanizmit në Pejë,

Florije Berisha – zyrtare ligjore në Drejtorinë e Urbanizmit në Pejë,

Lorenc Marleku – drejtori i Urbanizmit në Klinë,

Ali Gashi – zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Klinë,

Ramë Melaj – drejtori i Urbanizmit në Deçan,

Jashar Blakaj – drejtori i Urbanizmit në Istog,

Rexhep Blakaj – shefi i divizionit në Drejtorinë e Urbanizmit në Istog,

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Publikime te ngjashme