Një pjesë e qendres së Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike.
Kjo për arsye se në ndërtesën e Prokurorisë Speciale ka hyrë uji.
Kështu ka thënë për Klankosova.tv zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.
Krasniqi tha se “kjo u bë për shkaqe të sigurisë”.
“Derisa të rregullohet problemi nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, rryma nuk do të mund të lëshohet”, tha Krasniqi.
Nuk dihet se arsye se pse ndodhi shpërthimi i ujit në PSRK, apo nëse ka ndonjë pasojë nga ky rast.