Prokuroria i dërgon Kuvendit shkresën për ekzekutimin e vendimit të Apelit, gati heqja e mandatit të Salianjit

0 minutes, 50 seconds Read

Ka mbërritur në Kuvend, rreth orës 11:40, përmes postës shkresa e Prokurorisë mbi vendimin e Gjykatës së Apelit për Ervin Salianjin. Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit, shkruan A2.

Kuvendi më tej njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Deputeti demokrat Ervin Salianji bëri një postim të gjatë në Facebook në pritje të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Sipas Salianjit, “ky është një moment i veshtirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilet kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të veshtira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin”.

Publikime te ngjashme